Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkundër situatës së krijuar me Covid-19, ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer.

Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët, njofton Klan Kosova.

Nga raporti njoftohet se prej tyre janë ofruar 4 mijë e 500 shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze.

“Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150”.

“Po ashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë. Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit”.

Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javëKlinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare…

Gepostet von QKUK- Shskuk info am Freitag, 22. Mai 2020

Të ngjashme