Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për trajtimin e gurëve në veshka

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Klinika e Urologjisë në QKUK ka rikthyer shërbimin e rëndësishëm për trajtimin e gurëve në veshka dhe sistemin urinar, ESWL (Extracorporeal Shock Wave Lithotripsy).

Ky shërbim ka qenë jashtë funksionit për një periudhë kohore, por tani është rikthyer në një hapësirë të rinovuar, duke ofruar standarde të reja dhe kushte moderne për pacientët, thuhet në njoftim.

“Për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen për qytetarët, orari i shërbimit është zgjatur, duke mundësuar trajtime në dy ndërrime. Ky ndryshim synon të përshpejtojë procedurat dhe të reduktojë kohën e pritjes për pacientët që kanë nevojë për këtë trajtim”, shkruan tutje aty.

Aparatura për ESWL është vendosur jashtë sallave operative, një masë që është marrë për të shmangur rreziqet e infeksioneve dhe për të siguruar kushte më të sigurta gjatë procedurave.

Të ngjashme