Klopp flet për të ardhmen e Lallanas

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar duke thënë se Adam Lallana ende ka një rol të rëndësishëm në skuadrën e tij.

Mesfushori 30-vjeçar ka startuar vetëm tre herë në stinorin e kaluar, dhe të njëjtën gjë e ka bërë deri më tani në këtë stinor.

“Është brilante për mua ta kem atë, pasi ai e qetëson lojën, mund të jetë kreativ dhe ende ka shpejtësi dhe gjërat e tjera”, ka thënë Klopp.

“Adam e di që ne kemi nevojë për të”.

Lallana erdhi në “Anfield” në verën e vitit 2014 nga Southamptoni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme