Jurgen Klopp raportohet se do të kishte qenë i interesuar të bëhej trajner i Real Madridit, ndonëse e di që Liverpool nuk do ta bënte të lehtë një gjë të tillë për gjigantët e La Ligës, sipas Don Balon.
Trajneri i Të Kuqve, i cili thuhet të jetë caku numër një i Real Madridit, duket se i ka rrumbullakësuar lojtarët të cilët nuk kanë të ardhme në “Santiago Bernabeu”.
Kiko Casilla, Achraf Hakimi, Jesus Vallejo, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral janë futbollistët që nuk janë në planet e Klopp në rast se ai vjen në krye të kampionëve të Evropës.
Edhe pozita e Isco-s thuhet të jetë në rrezik, pasi që Klopp favorizon sistemin 4-3-3, dhe se gjermani i ka thënë Florentino Perezit që ai do të dëshironte kontroll absolut të ekipit.