Klopp: Liverpooli mund të largohet nga Carabao Cup

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Jurgen Klopp ka rrëfyer se Liverpooli mund të largohet nga Carabao Cup pavarësisht arritjes në çerekfinale të kësaj gare.

Liverpooli mposhti Arsenalin me rezultat 5-4 në penallti, pasi loja e rregullt përfundoi 5-5 duke dhuruar shumë emocion.

Reds u shortuan me Aston Villan për ndeshjen e raundit tjetër, i cila zhvillohet më 16 dhjetor.

Sidoqoftë, ata gjithashtu kanë angazhime në Kupën e Botës për Klube – si dhe Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve.

Liverpooli do të luajë gjysmëfinalen e tyre të Kupës së Botës për Klube në Katar me 18 dhjetor me një ndeshje finale ose atë të vendit të tretë tre ditë më vonë.

“Nëse ata nuk mund të gjejnë datën e duhur për ne dhe nuk dua të them ditën e Krishtlindjeve në ora 3 të mëngjesit… atëherë ne nuk mund ta luajmë lojën. Kundërshtarët tanë do të kalojnë tutje”, ka thënë fillimisht Klopp, transmeton telegraf.

“Ne nuk do të jemi viktimat e këtij problemi. Shpresojmë që të fillojë që tani ata mendojnë për ndeshjet”, përfundoi gjermani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme