Klopp nuk e do largimin e Shaqirit nga Liverpooli

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Shaqiri do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpoolit edhe pas afatit kalimtar të janarit. Klopp nuk do që ai të largohet.

Xherdan Shaqiri do të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për Liverpoolin sapo të rikthejë formën e tij fizike, kështu ka deklaruar të premten trajneri i tij, Jurgen Klopp.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që Shaqiri të largohet nga “Anfield” gjatë afatit kalimtar të janarit.

28-vjeçari këtë sezon ka bërë shumë pak paraqitje për ‘Redsat’. Ndonëse tani për tani janë lëndimet ato që ia mohojnë diçka të tillë.

“Ai ishte i lënduar për pesë javë dhe kjo është një periudhë në të cilën ai nuk është parë si lojtar. Kur jam me të ai është plotësisht i lumtur dhe mirë. Spekulimet janë spekulime dhe s’mund të bëjmë asgjë për t’i ndryshuar”, tha Klopp.

“Sigurisht se ai ka të ardhme, por këtu po flasim për të ardhmen deri në fund të sezonit dhe pastaj ndoshta ndonjë lojtar mund të vijë tek unë ose jo por askush nuk mendon për këtë. Këtë sezon ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka deklaruar Klopp. Shaqa deri më tani ka bërë 34 ndeshje me Liverpoolin, ka shënuar 6 gola dhe ka dhuruar 5 asistime./GM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme