Klopp pret që Napoli të futet i motivuar në “Anfield”

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, vlerëson se Napoli do të jetë i vështirë për t’u mposhtur të mërkurën mbrëma, me gjithë krizën në të cilën gjendet skuadra italiane, ku presidenti i klubit është në një “luftë” me trajnerin dhe lojtarët.

Klopp ka konfirmuar se sulmuesi Mohammed Salah, që ka munguar në fundjavë në ndeshjen e Premier Leagues ndaj Crystal Palacet, u është kthyer stërvitjeve.

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis, do t’i gjobisë lojtarët e klubit me çerekun e pagës mujore, pasi ata kanë vendosur të prishin qëndrimin njëjavor në karantinë këtë muaj, shkruan sot Koha Ditore.

Napoli i drejtuar nga Carlo Ancelotti zë vendin e dytë në Grupin E të Ligës së Kampionëve me tetë pikë, një më pak se kampioni në fuqi Liverpooli që kryeson. Napoli nuk e ka të sigurt kualifikimin në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund. Por Klopp ka thënë se futbollistët e Napolit mund të kenë një largim të mirëseardhur me ndeshjen në udhëtim ndaj Liverpoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme