Klopp është i lumtur për kualifikimin në finale, aty ku do të përballet me Realin.
Real Madrid – Liverpool, kjo është finalja e Ligës së Kampionëve për edicionin 2017/18.
Liverpooli humbi në ndeshjen e dytë kundër Romës 4-2, por siguroi biletën për finale falë fitores 5-2 në takimin e parë në “Anfield”.
Klopp thotë se është i lumtur për arritjen në finale, aty ku do të përballet me Realin dhe iu ka premtuar tifozëve se do të tentojnë të bëjnë gjithçka për të rikthyer titullin në “Anfield”, që iu mungon që nga viti 2005.
“Humbëm, por e merituam finalen 100%. Kishim nevojë për fat, ashtu si Reali me Juventusin e Bayernin”, u shpreh Klopp.
“Kemi dy javë për të përgatitur finalen sa më mirë. Kështu që do të shkojmë dhe të japim më të mirën tonë”, shtoi trajneri Liverpoolit.