Mesut Ozil dha dorëheqje nga kombëtarja gjermane, pas situatës së krijuar për shkak të fotografimit të tij me presidentin turk Erdogan, me një fanellë të firmosur të Arsenalit.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mbrojtur mesfushorin e Arsenalit duke thënë se kritikat ndaj tij janë hipokrite, transmeton Koha.net.
“S’kam asnjë dyshim për besnikërinë e këtyre djemve ndaj kombëtareve. Dallimi është se ata kanë edhe një gjë më tepër në trashëgiminë e tyre. Ky qëndron problemi? Kjo është shumë e bukur. Kjo është arsyeja pse ky diskutim më duket hipokrit. Gjërat e këqija ndodhin për shkak se njerëzit nuk ishin informuar siç duhet”, ka thënë Klopp.