Kloppi lavdëron Shaqirin, sqaron sërish përplasjen me të

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 12:48 | Nga

Jurgen Klopp ka lavdëruar paraqitjen e Xherdan Shaqirit në sfidën e Carabao Cup ndaj Chelsea, të cilën ekipi i tij e humbi.

Pas përfundimit të ndeshjes Kloppi i frustruar kishte shkëmbyer disa fjalë me Shaqirin, megjithatë thotë se kishte të bënte vetëm për gjuajtjen e lirë, ndërsa lavdëron sjelljen e Shaqirit, transmeton Koha.net.

“Shumë, shumë i mirë. Kur ai hyri në fushë, ishte pikërisht ajo çfarë doja nga ai, që të ishte krejtësisht i lirë dhe vetëm të luante futboll. S’doja ta mbushja me informacione për mënyrën se si ai mbrohet, doja që ai vetëm të luante futboll. Gazetat gjermane thanë se unë kisha një përplasje me Shaqirin në fushë. Nuk kisha, thjesht ishte vetëm për atë gjuajtjen e lirë”, ka thënë Klopp, në prag të derbit ndaj Chelseat në Premier Ligë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme