Klubi britanik bëhet viral në rrjete sociale, ua lë në dorë tifozëve fatin e lojtarit

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku tifozët mund të votojnë se a duhet t’i jepet atij kontratë e re apo jo.

Portieri 37-vjeçar është opsioni i tretë për pozitën e tij në Livingston, klubin që luan në ligën elitare të futbollit në Skoci, Premiership, transmeton Gazeta Express.

Ai u transferua te “Luanët” në vitin 2016, kur ata ishin ende duke luajtur në Ligën e Parë, nivelin e tretë të futbollit në Angli, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Pumpherston dhe Broxburn Athletic.

Përderisa ai nuk po arrin të ketë minuta të shumtë loje nëpër ndeshje këtë sezon, ai është lavdëruar për kontributin që e jep në skuadër nga trajneri i tij, Gary Holt.

Veteranit i përfundon kontrata këtë verë dhe klubi i Tony Macaroni Arena ka vendosur t’ua lërë në dorë tifozëve të ardhmen e tij, duke postuar anketë në rrjete sociale.

“Kjo mund të jetë risi në botën e futbollit, por ne po ua japim mundësinë që të vendosni për të ardhmen e portierit tonë, Gary Maley”, shkroi faqja zyrtare e Livingston në Twitter, mbi anketën që deri më tani ka rreth 130 mijë vota.

Të ngjashme