Klubi futbollistik i Arsenalit thotë se po punon me policinë për të gjetur tifozin që hodhi një shishe plastike ndaj futbollistit të ekipit të Tottenhamit, Dele Alli, gjatë ndeshjes për Kupën e Ligës.
Shishja iu hodh mesfushorit rreth 12 minuta pasi shënoi në pjesën e dytë të lojës.
Arsenali thotë se filmimi “tregoi se tifozi po largohej nga stadiumi menjëherë pasi e hodhi shishen”.
Klubi futbollistik, tha se po bashkëpunon me policinë, dhe se hetimet po vazhdojnë për të gjetur fajtorin.
Po ashtu, Arsenali i kërkoi falje futbollistit Dele Alli, transmeton Reuters.