Klubi i futbollit brazilian u bënë tifozëve tatuazhe falas

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Pasi fitoi titullin e ligës braziliane për herë të parë në 50 vjet, klubi i futbollit Atletico Mineiro u dha tifozëve të tij tatuazhe falas të hënën për të festuar, transmeton EkonomiaOnline.

Qindra tifozë u rreshtuan nën shi në qytetin e lindjes së klubit, qytetin juglindor të Belo Horizonte, për të marrë një nga katër dizajnet e përjetësuara në pjesën e trupit sipas dëshirës së tyre.

Organizatorët sollën rreth 30 artistë tatuazhesh për të vendosur bojë në lëkurë në MRV Arena, shtëpia e re e kampionëve në ndërtim e sipër, duke ofruar një menu të zgjedhur opsionesh: një foto të trofeut; një gjel, nuskë e klubit; fjalët “Geli fitoi”; ose një vizatim i arenës.

“Kam një gjel në zemër dhe tani kam një në krah”, tha pensionistja 73-vjeçare Terezinha das Gracas, duke treguar me krenari tatuazhin e saj të ri.

Disa njerëz të guximshëm madje u rreshtuan brenda natës për t’u siguruar që do të bënin një nga 1000 tatuazhet që ofroheshin.

Organizatorët i kërkuan fansave të dhurojnë një kilogram (2.2 paund) ushqim për bamirësi në këmbim të tatuazheve. (afp)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme