Emërtimi apo mbajtja e emrit “Kosova” është e ndaluar me Udhëzimin Administrativ për themelimin dhe regjistrimin e klubeve publike e private të sportit, shkruan sot Koha Ditore.
Ka tre vjet e më shumë që është nxjerrë ky udhëzim në kuadër të Ligjit për sport, e që nënkupton se në vend nuk mund të ketë skuadra me emrin Kosova. Skuadra të tilla janë të shpeshta sidomos në Prishtinë e Vushtrri.
Disa kanë respektuar ligjin duke e ndërruar emrin, si për shembull ish-kampionia në futboll, Kosova e Vushtrrisë, që tash njihet vetëm si Vushtrria. Por disa insistojnë “t’i bëjnë konkurrencë shtetit” sa i përket emrit.
Një prej tyre është Kosova e Prishtinës. Kjo skuadër që deri para pak muajsh u udhëhoq për disa dekada nga kryetari i tashëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, refuzon të ndërrojë emrin.