Klubi i zhytjes “Trepça” nga Mitrovica niset drejt Lepencit

Prishtinë | 30 Pri 2018 | 13:04 | Nga

Klubi i zhytjes ”Trepça” raportohet është nisur nga Mitrovica në drejtim të Lepencit për t’iu bashkangjitur kërkimeve për dy policët e zhdukur.

Kryetari i këtij klubi, Liridon Ahmeti, në një prononcim të tij ka thënë se fillimisht po nisen drejt Lepencit, por se mund të përfundojnë edhe në territorin maqedonas për t’i kërkuar policët e zhdukur, njofton Klan Kosova.

Sipas Dritori, klubi i zhytjes ”Trepça”, njihen si klubi më profesionist në trojet shqiptare për kërkimet në ujë ku shpesh kanë arritur suksese në gjetjen e trupave në ujë.

Zyrtarët policorë në mbrëmjen e së shtunës raportohet se përfunduan në lum pas aksidentit në magjistralen Kaçanik- Hani Elezit.

Të ngjashme