Pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës , presidenti i Kososovës, Hashim Thaçi, në kuadër të përgjegjësive kushtetuese shpalli zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen me 6 tetor 2019. Menjëherë pas kësaj, KQZ, si autoritet suprem për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve u deklarua se është e pregatitur të organizojë zgjedhjet duke caktuar një kosto prej 5,700.000 euro dhe duke theksuar se nuk do ta marrë asnjë veprim para se t’i kenë paratë në xhirollogari apo siç deklaruan: “ nuk do të organizojnë zgjedhje veresie! Ministria e Financave ka deklaruar se i kanë mjetet e ndara por se po presin përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për sqarim që e ka bërë kryeministri Haradinaj për kompetencat e qeverisë në dorëheqje. Gjykata Kushtetuese duket se nuk e ka trajtuar këtë rast me prioritet andaj, në mungesë të një përgjigjeje, po rrezikohet mbajtja e zgjedhjeve në afatin e caktuar nga presidenti i Kosovës. Krejt kësaj i ka paraprirë një fushatë mediale e cila, duke bërë presion, ia kufizon kompetencat e qeverisë në dorëheqje dhe në këtë mënyrë e pamundëson edhe funksionimin minimal të institucioneve të vendit në mungesë të Ligjit për Qeverinë që e qartëson rolin dhe kompetencat e qeverisë edhe në rast kur dorëhiqet apo shkarkohet . Në këtë mënyrë po krijohet një vakum institucional e që në rastin konkret e vë në pikëpyetje organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në afatin e paraparë apo që krijohen kushtet për shtyerjen e këtyre zgjedhjeve. Nëse Gjykata Kushtetuese vonon me një përgjigje , nëse KQZ nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje “ veresie “ dhe nëse Ministria e Financave është e vednosur që “ fort ta respektojë ligjin duke mos i ndarë mjetet “, shtyerja e afatit për mbajtje të zgjedhjeve është e pashmangshme dhe KMDLNj mendon se prapa kësaj është një qëllim politik e që duhet të parandalohet me çdo kusht.
Sa i përket kompetencave të qeverisë së dorëhequr apo të shkarkuar , në mungesë të një mekanizmi tjetër zëvendësues dhe vendimmarrës , KMDLNj mendon se ajo qeveri duhet të ketë të gjitha të drejtat dhe përgjegjësitë për marrje të vendimit , me disa kufizime të marrjes së vendimeve kapitale , deri në formimin e qeverisë së re apo deri te dorëzim – pranimi i detyrimeve te qeveria pasuese. Natyrisht se edhe qeveria e shkakrkuar apo e dorëhequr duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme , duhet të monitorohet në marrje të vendimeve dhe , nëse merr vendime klienteliste apo të dëmshme , duhet t’i nënshtrohet përgjegjësisë , deri te ajo penale. Asnjë shtet apo vend normal nuk e rrezikon funksionimin e shtetit apo vendit duke vegjetuar një kohë të gjatë apo duke u larguar nga përgjegjësitë që i takojnë aq më parë që formimi i qeverisë së re në Kosovë mund të zgjasë edhe deri në 6 -8 muaj. Edhe në shtetet tjera kemi situata të ngjashme por se nuk rrezikohet funksionimi i shtetit dhe nuk ka fare dallime në kualitetin e shërbimeve midis qeverisë para dorëheqjes apo shkarkimit dhe pasi kanë ndodhur këto procese. Në këtë kontekst edhe kjo qeveri e dorëhequr duhet të kryejë funksionet deri në formimin e qeverisë së re , me të gjitha kompetencat (me përjashtime të vogla) dhe përgjegjësitë që i ka:
Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në afatin e caktuar dhe se nuk duhet të lejohet që ato të shthen për më vonë sepse konteksti i shtyerjes eventuale është i motivuar ekskluzivisht politikisht dhe rëndë do ta dëmtojë procesin. KMDLNj mendon se Gjykata Kushtetuese duhet ta trajtojë këtë kërkesë të kryeministrit Haradinaj me prioritet të lartë sikur që edhe KQZ duhet të tregojë më shumë fleksibilitet për faktin se mjetet për zgjedhje janë të ndara dhe se transferimi i tyre mund të vonohet për disa ditë, jo më shumë.
Mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në afatin e caktuar më 6 tetor 2019 mund të ndikojnë në përshpejtimin e formimit të institucioneve të reja ndërsa çdo shtyerje eventuale vetëm sa e zgjatë këtë gjysëm paralize të funksionimit të institucioneve duke krijuar situata të anarkisë e që krijonë hapësirë për shumë leqpërdorime të të gjitha llojeve.