Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me rastine fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka kërkuar nga subjektet politike që t’i përmbahen Kodit të Mirësjelljes për një fushatë të ndershme dhe transparente ku do të përjashtohej fjalori fyes, nënçmues, denigrues dhe çdo fjalor tjetër që ndikon në tensionimin e situatës
KLMDLNj vlerëson se kandidatët që garojnë për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale duhet të jenë të kujdesshëm për premtimet që i bëjnë e të cilat duhet të jenë të realizueshme e që janë në interes të qytetarit të komunave.
Ky këshill shpreson që fushtata parazgjedhore të jetë e qetë, pa tensione të panevojshme, garë e ofertave për shërbime më të mira për qytetarët, garë për programin zhvillimorë më të mirë dhe më të realizueshëm dhe përballje të projekteve që e përmirësojnë jetën e qytetarit.