KMDLNj: Të mos shfrytëzohet situata kundër lirisë së shprehjes

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Sipas deklaratës së Berat Buzhalës, drejtor dhe gazetar i Gazeta Ekspress si dhe i T7, më datë 21 mars 2020, ai është kërcënuar nga dy persona të cilët, sipas një dëshmitari që qëndronte para barnatores ku ishte Berat Buzhala ka dëgjuar se duan ta sulmojnë fizikisht dhe se është larguar nga vendi për t’iu shmangur një sulmi ndaj tij.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës ta hetojë rastin dhe pasi të sigurohen prova, përgjegjësi apo përgjegjësitë të nxirren para organeve të drejtësisë.

Kërcënimet nda zotit Buzhala ndërlidhen me punën që e bënë si gazetar dhe publicist dhe , në këtë kontekst KMDLNj konsideron si sulm ndaj fjalës së lirë, frikësim ndaj gazetarëve për punën që e bëjnë dhe përpjekje për të penguar gazetarët në ushtrimin e punës.

Aq më keq, në kohën kur i tërë opinioni kosovar është i shqetësuar për përhapjen e pandemisë COVID-19, të shfrytëzohet kjo situatë për kërcënim ndaj gazetarëve, duke menduar se do të kalojnë të pahetuar dhe padënuar paraqet shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut prandaj KMDLNj e dënon ashpër këtë rast dhe të gjitha rastet ku cenohet liria e shprehjes dhe ku frikësimi për shkak të mendimit ndryshe ka përpjekje të shndërrohet në standard nga pozita e të fortit dhe mujsharit.

KMDLNj , në këto raste të vështira për Kosovën, rajonin dhe më gjerë e vlerëson shumë punën e gazetarëve që kanë qasje konstruktive dhe profesionale dhe të cilët bëjnë sakrifica për informimin e drejtë të opinionit.

KMDLNj është mbështetëse e fuqishme e lirisë së fjalës, si njërën ndër vlerat elementare të të drejtave të njeriut prandaj mbështet Berat Buzhalën si dhe të gjithë gazetarët tjerë që të vetmin standard për informim të drejtë e kanë profesionalizmin dhe përgjegjëdinë ndaj punës që e bëjnë sikur që denoncon dhe dënon çdo përpjekje për frikësim, shantazhim dhe pengim të gazetarëve në punën e tyre.

KMDLNj duke e vlerësuar profesionalizmin e tyre shpreson dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të bëjë hetime të shpejta dhe efikase ndaj keqbërësve eventualë apo dhunuesve të fjalës së lirë, si masë parandaluese për veprime të ngjashme në të ardhmen.

Të ngjashme