Kneitinger i kënaqur me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, është shprehur i kënaqur sa edhe i befasuar me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos që ka bërë Kosova për këtë vit.

“Ne emër të të gjithë xhudistëve, ju falënderoj për punën e bërë. Jemi të lumtur dhe të befasuar për të mirë çfarë po shohim këtu – një organizim perfekt dhe spektatorë të përkryer”, është shprehur ai.

“Me këto përshtypje me të cilat po flas, ju ofroj që edhe vitin e ardhshëm ta organizoni këtë garë të tillë”.

Të ngjashme