A e bënë koalicionin LVV-PDK Albin Kurti e Bedri Hamza në Paris? Disa miq nga PDK më thanë ‘po dëmtohemi kur po e përmend koalicionin LVV-PDK’. E një tjetër mik më tha ‘po i konvon LDK-së ky narrativ, a po e bënë këtë me ja ndihmu atyre?’. Një taksist, lexues i rregullit i imi dhe votuese i Kurtit, me tha ‘nuk don me lanë pa e shti dhe kthy PDK në qeveri”. Cila është e vërteta këtu?
Ka vetëm një të vërtetë, por gjithashtu edhe një fakt që ‘sulmohesh’ nga secila anë kur fjet diçka që është e pamvarur:) Kjo çka kam argumentuar me muaj tashmë nuk ka të bëjë aspak me dëmtu PDK, ka të bëjë me vazhde reformën. Nuk jam duke e ndihmuar LDK-në. Dhe nuk po mundohem me e ‘kthy’ PDK në qeveri. Nuk jam kundër LVV-së.
Koalicioni LVV-PDK është në interes të Kosovës aktualisht. Qeverisja e vetme nga Kurti me shokë e ka dëmtuar vet partinë e tij por edhe pozicioni i Kosovës tash nuk është më i mirë. Jeta është shumëëë më e shtrenjt, familjet nuk jetojnë më mirë. Në anën tjetër, LVV po qeverisë me legjitimitet të plotë, edhe pse 51% i fituan falë një frymë ndëshkuese saktësisht për PDK dhe LDK që kishin qeverisur gjatë. Por ajo kohë nuk ekziston më. Kemi pasur ndryshime gjeneracionale dhe kanë avancuar gjërat. Reformat duhet të vazhdojnë. Partitë opozitare duhet të fokusohen tek integriteti.
Tash jemi në udhëkryq. Dikush duhet me formu qeverinë. LVV e vetme nuk mundet. E në anën tjetër, opozita nuk ka krijuar front të përbashkët. Për këtë, LDK ka përgjegjësi se ka aplikuar një strategji të vetme. “Mos na përzini me opozitën, na jena ndryshe”. E pasiqë ata nuk kanë berë koalicion e bashkëpunim në kohën më të vështirë, pse me qeverisë bashkë këto parti? Gjithashtu, Kurti e LVV edhe pse do të tkurren, ata do mbesin partia më e madhe në rajon të 35%.
Pra, kemi opcionin e LVV-LDK, LVV-PDK ose LDK, AAK, PDK. Cili është më i përshtatshmi? Për mendimin tim LVV-PDK. Pse? Për shkak se kjo i ndihmon LVV mos me qeverisë vet dhe me nda përgjegjësinë për vendime të vështira, e në anën tjetër e ndihmon PDK me vazhdu reformimin. PDK, edhe pse ka arritë përparime, ende nuk është pastruar nga e kaluara. Një koalicion me Kurtin do e ndihmonte ardhmërinë e PDK dhe do shtyente agjendën e integritetit.
Edhe LDK do të përfitonte. Ajo po kërkon me qenë e ‘vetme’ dhe me fitu vet, me qeverisë vetëm kur është e para. E kjo arrihet me një sakrificë që nënkupton me vazhdu me mbetë në opozitë edhe gjatë një mandati. Pra, LDK, në këtë scenario, bëhet partia e vetme opozitare dhe mesiguri edhe i fiton zgjedhjet që pasojnë pas 9 shkurtit.
E një koalcioni pa LVV (LDK, AAK, PDK), edhe pse mbase kjo është loja kryesore, nuk duket i arsyeshëm. Duhet me pas respekt për përkrahjen e LVV. Pamvarësisht qeverisjes së dobët, nëse ata arrijnë të mbajnë rreth 35% përkrahjes dhe fitojnë me dallim 10% nga vendi i dytë, ata meritojnë dhe duhet me qenë në qeveri – pamvarësisht nëse i pëlqen apo jo njerëzve e ambasadave.
Mbi të gjitha, për Kosovën është shumë me rëndësi me vazhdu reformën në drejtësi, por edhe me ndru drejtimin ekonomik të vendit. Drejtësia ka mbetur peng e ekonomia është afër kolapsit ku protestat do të pasojnë nga poshtë nëse vazhdojmë ende me këto politika. E drejtësia mund të reformohet më lehtë me PDK brenda!
Gjithashtu, një zgjerim i qeverisë mandatin e ardhshëm, nënkupton që LVV duhet me nda pushtetin. E ajo duhet me hjek dorë nga Ekonomia dhe Diplomacia se nuk ka ditur të qeverisë, ka dështuar në këto fusha. LVV duhet të fokusohet në cka ka pas sukses të i mbajë ato dikastere. Gjithashtu, njerëzit duhet me kuptu që LVV mandatin e adhshëm ka me qenë shumë më e mirë se tash. Ajo ka bërë eksperiencë tashmë dhe nuk do e mbajë të gjithë barrën. Këto kritika ndaj LVV nuk do të i shofim pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
E për fund. Ashtu si vlenë koalicion LVV-PDK, ngjashëm vlenë edhe LVV-LDK. Edhe ky variant është i mirë gjitahshtu. Por mbase LDK ka një strategji më ndryshe. Derisa PDK po tregohet më fleksibile rreth pozitave kryesore, LDK po ka kërkesa më rigjide që do e pengojnë me arritë marrëveshje me Kurtin. Edhe nëse arrihet marrëveshje, qeverisja ka me qenë e tensionuar mes tyre, jo stabile. Gjithashtu lufta mes LVV dhe LDK po thellohet cdo ditë e më shumë. “Të pabesë” kishte shkruar zyrtarja e lartë e LVV-së në bisedetat e saja private për LDK-në.
E tash kur Kurti dhe Hamza qëndruan këto ditë në Paris në periudha të ngjashme, ndoshta kjo është një moment tjetër me kthy këtë temë dhe me ngirtë dyshime e konspiracione rreth koalicionit LVV-PDK:). Përndryshe Bedri Hamza deri tani ka treguar një frymë që di të menaxhoj grupe të ndryshme dhe nuk ka një ego. Ai mund të punoj mirë me Kurtin. Nga ky variant, në këtë kontekst historik, mesiguri përifton Kosova. Pëfitojnë të gjithë, përfshi ata që mbestin në opozitë.