Kodheli, Vuçiqit: NATO-s nuk i jepet ultimatum, KFOR-i siguron kufijtë e Kosovës

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëspresidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO, Mimi Kodheli, ka folur për tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes se reciprocitetit për tabelat.

Kodheli ka siguruar se nuk do të ketë konflikt pasi KFOR është në Kosovë për t’i siguruar kufijtë dhe paqen.

Lidhur me ultimatumin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Kodheli ka thënë se askush nuk i vendos kushte NATO-s.

Më tutje, deputetja e Partisë Socialiste (PS) i ka jep të drejtë Kosovës në këtë histori shtuar dhe reciprocitetin e targave.

“Besoj se vizita e kryeministrit Rama ka qenë sa e domosdoshme dhe mesazhe të rëndësishme. Qëndrimi i Shqipërisë është ai, Kosova është në anën e drejtë të historisë. Nuk i futemi marrëveshjeve, pse është filluar me targat e jo me diçka tjetër. Nuk besoj që jemi këtu për gjëra të vogla. Jemi për gjëra madhore. Gjëja më madhore është paqja dhe stabiliteti në rajon dhe njohja e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Ekziston prej dy dekadash si i tillë. Ka nevojë ende për pak kohë, për të paqtuar e pleqëruar gjithë mbarëvajtjen e punëve në Ballkan, duhet durim, por dhe njerëz me dëshirë të mirë. Do të jetë shumë dimensionale kjo. Do të vazhdojë të jetë pjesë e diskutimeve tona politike dhe të ShBA-së, BE-së e rajonit. Kjo është një çështje ekonomike, sa politike dhe sa na afekton ne. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj një procesi aspak të thjeshtë, por të mundur për të ndodhur. Besoj se do të vijë dita për të folur për projekte të përbashkëta”, ka thënë ajo për “News24”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme