Ministrja Kodheli takim me senatorin amerikan McCain

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:54 | Nga

Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka pritur sot në aeroportin “Nënë Tereza”, senatorin amerikan John McCain.

Në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se gjatë takimit me senatorin McCain, ministrja Kodheli e njohu me progresin e arritur në fushën e mbrojtjes dhe angazhimin e vendit për të vijuar në këtë drejtim.

Gjatë këtij takimi McCain është njohur edhe me personelin ushtarak shqiptar të trajnuar në programe të ndryshme të qeverisë amerikane.

“Gjatë bashkëbisedimit të tyre, ministrja e Mbrojtjes ka risjellë në vëmendje edhe njëherë misionet ku Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë përfshirë duke nisur nga misioni në detin Egje, deri tek misionet në Afganistan dhe vijoi më tej me stërvitjet e përbashkëta me aleatët. Gjithashtu ministrja Kodheli është ndalur edhe te kontributi i Shqipërisë si pjesë e koalicionit global kundër organizatës terroriste DEASH, kontribut të cilin ministrja Kodheli e cilësoi të duhur dhe të drejtë”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri senatori amerikan McCain, pritet të zhvillojë takime me zyrtarët më të lartë të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme