Koeman: Sulmi në zemër më bëri ta pranoj ofertën e Barcelonës pa menduar fare

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Ronald Koeman ka zbuluar se një sulm i vogël në zemër e kishte bërë të mendonte ndryshe dhe të vendoste përfundimisht të bëhej trajner i Barcelonës.

Koeman e pati një vit plot ngjarje më 2020, pasi u largua nga posti i trajnerit të Kombëtares së Holandës dhe vendosi ta provojë ulësen më të nxehtë në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri 57-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër në maj, pasi kishte pasur dhimbje gjoksi, kur zbuloi se e kishte pësuar një sulm të vogël në zemër.

Holandezi ishte ndier i sëmurë në shtëpi dhe ishte dërguar me ambulancë në spital, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike.

Kjo ndodhi tre muaj para lajmit të madh, emërimit të tij në postin e trajnerit të Barcelonës në vend të Quique Setien.

Koeman ka thënë se gjendja shëndetësore e ka bindur ta pranojë ofertën e Barçës.

“Është e vërtetë se kur ndodhin gjëra të tilla ndaj teje, apo ndaj ndonjë të afërmi tuaj, jeta ndryshon paksa”, tha Koeman.

“Pas sulmit në zemër, mendoj ndryshe për gjërat. Mundësia për ta udhëhequr Barçën ishte o tani o kurrë. Unë jam 57-vjeçar, kam qenë trajner për shumë vite, nuk dua të jem trajner edhe në moshën 70-vjeçare. Tani ishte çasti”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme