Kogjenerimi proces i suksesshëm për “Termokosin”

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 14:01 | Nga Kaltrina Zymberi

Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës “Termokos”, ka filluar strukturat e saja të reja dhe ndryshimet në strukturim. Jo vetëm Prishtina ka pësuar ndryshime në ngrohje, gjithashtu edhe Gjakova, Mitrovica dhe Zveqani kanë bërë një sistem të qëndrueshëm të energjisë termike.

Kështu u tha në seancën publike për të hyrat maksimale të lejuara të ngrohtores së qytetit të Prishtinës “Termokos” për Sezonin 2016/2017. Sistemi i energjisë termike në Kosovë ka një shtrirje të kufizuar në shkallën e vendit, e cila plotësohet nga 3 deri në 5 për qind të kërkesës së përgjithshme në Kosovë.

Anëtari i Bordit në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Arsim Janova, se rrjeti primar i shpërndarjes është rreth 75 kilometra tubacion.

“Një periudhë të gjatë nga paslufta, sektori i energjisë termike nuk ka treguar performancë të mirë si në aspektin e operimit ashtu edhe në aspektin financiar. Viteve të fundit kemi zhvillime pozitive, sidomos në ‘Termokos’ me realizimin e projektit të Kogjenerimit…”, ka thënë ai.

Në panelin e ZRRE-së u dhanë edhe vlerësime për të hyrat maksimale të lejuara për ngrohtoren e qytetit “Termokos”. Për zbatimin e këtyre të hyrave për këtë sezon sipas Astrit Saraqinit, udhëheqës i Departamentit për Energji Termike dhe Gazit në ZRrE, tha se janë zbatuar dy parime bazë të vendosjes së çmimeve të energjisë termike:

E para që të lejohen të hyrat maksimale në mënyrë që t’i lejojnë ndërmarrjet që t’i kthejnë kostot e arsyeshme të operimit, mirëmbajtjes dhe investimit në gjenerim. Krejt kjo me qëllim që të bëhet furnizimi më i qëndrueshëm dhe kualitativ për konsumatorët. Dhe e dyta që konsumatorët nuk duhet të paguajnë më tepër se sa kostoja e shkaktuar për ofrimin e shërbimeve.

“Projekti i kogjenerimit ka ndikuar dukshëm në strukturën dhe vlerën e kostove dhe të aseteve të Termokosit. Në të kaluarën kostoja ka qenë mbi 80 për qind të kostove totale, kurse tani vetëm 6 për qind të kostove totale…”, ka thënë Sarqini.

Ky projekt është financuar nga grantet e Komisionit Evropian, Qeveria Gjermane, Qeveria Suedeze dhe ajo e Luksemburgut. Gjithashtu edhe një pjesë e fondit të Qeverisë së Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë kontribuar në finalizimin e projektit të Kogjenerimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme