Koha e kaluar me miqtë redukton stresin dhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës

Prishtinë | 23 Jan 2024 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Të kalosh kohë me shoqet e tua më të mira, nuk krahasohet me asgjë tjetër. Vetëm duke imagjinuar fotot që do të bëni, seç ndjen një kënaqësi të paparë. Miqtë dhe udhëtimet janë kombinimi perfekt dhe kjo është shkencërisht e vërtetuar.

Studimet e kryera kohë pas kohe tregojnë se koha e kaluar me miqtë redukton stresin dhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës, shkruan EO.

Shoqëria na ndihmon gjithashtu të bëhemi njerëz më të mirë duke ndikuar gjithashtu në tolerancën tonë ndaj dhimbjeve. Sa më i gjerë të jetë rrethi shoqëror, aq më mirë durojmë dhimbjet e çfarëdolloji. Çdo të thotë e gjithë kjo?! Shokët dhe shoqet e mira na ndihmojnë të jetojmë më gjatë!

Udhëtimet me shoqet kanë rezultate dyfish më pozitive! Që nga momenti i planifikimit e deri në zbatim.

Udhëtimet na ndihmojë ta kalojmë më lehtë depresionin, pasi mendja jonë fokusohet totalisht në pamje, kultura dhe zakone të reja. Tani, nëse po kërkoni një zgjidhje për të kaluar këtë periudhën stresuese e dini ç’të bëni.

Hapni një grup në ndonjë rrjet social, bisedoni për biletat ndërkohë që kurseni edhe ndonjë gjë nga rroga.

Të ngjashme