Koha më e mirë për të postuar në mediet sociale

Prishtinë | 11 Kor 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Ju punoni shumë për të postuar përmbajtje të mirë. Mos lejoni që të mos shihet për shkak të kohës së gabuar.

Ju vazhdimisht postoni përmbajtje të mrekullueshme, kështu që është e natyrshme që dëshironi të shihet nga më shumë njerëz që është e mundur.

Koha strategjike e postimeve dhe përditësimeve është mënyra më e mirë për të rritur ekspozimin tuaj. Pra, kur është koha më e mirë për të postuar në media sociale? Shumë studime nga kompani të ndryshme kanë nxjerrë zbulime kontradiktore, por unë e di se si cila është koha më e mirë për audiencën tuaj specifike.

Facebook

Sipas Hootsuite, koha më e mirë për të postuar në ditët e punës në Facebook është në mes të orës 12-3 pasdite. SproutSocial thotë se ju duhet të postoni në mes të 9-3 pasdite në shumicën e ditëve. Por,CoSchedule, pasi vlerësoi 20 sygjerime të studimeve, tha se 1-3 pasdite është koha më e mirë për të Enjten deri të Dielen.

Për të ditur se çfarë funksionon e çfarë jo në Facebook, shkoni në opsionin Insight në krye. Gjeni ‘’Posts’’ dhe ja ku jeni! Një diagram i personalizuar i ditëve dhe kohërave kur audienca juaj është më së shumti aktive në Facebook. Postoni përmbajtje të reja 10 ose 15 minuta para kohës së rekomanduar.

Twitter

Coschedule dhe Hubspot radhisin të Mërkurën si ditën më të mirë për angazhim në Twitter. Por, SproutSocial preferon të Enjten.

Për të kuptuar kohën më të mirë për publikim në Twitter, shkoni në ‘’Twitter Analytics’’ dhe shtypni ‘’Tweets’’. Vijat në ‘’përshtypjet’’ do ju tregojnë shpejtë gjithçka që iu nevojitet për kohën e postimit për audiencën tuaj.

Ju gjithashtu mund të regjistroheni në Klout(falas). Do të fillojë të mbledhë informacione për audiencën tuaj dhe do të sygjerojë kohërat më të mira për publikim bazuar në ndjekësit tuaj.

LinkedIn

LinkedIn është shumë i orientuar në profesionalizëm, pra nuk është befasi se koha më e mirë për ekspozim është gjatë orëve të punës. Të gjitha ditët e punës prodhojnë rezultate të mira angazhimi në mes 8-5 pasdite. Mirëpo, ditët më të mira janë prej të Martës deri të Enjten. (Ne jemi shumë të zënë të Hënën dhe shumë të relaksuar për t’u shqetësuar të Premten).

Analitikat e LinkedIn përfshijnë një rishikim të të gjitha postimeve në faqen tuaj të biznesit gjithashtu edhe të rritjes së ndjekësve tuaj. SimplyMeasured është një mjet falas që të kuptoni kohërat më të mira të publikimit për LinkedIn. Ose, nëse e keni CoSchedule, ju do të jeni në gjendje të shihni ato të dhëna tek ky mjet.

Pinterest

Studimet të cilat i kam parë pajtohen se fundjava është koha më e mirë për të publikuar në këtë rrjet inspirues. Koha më e mirë për të postuar është në mes të 2 deri në 4 të mëngjesit.

Nuk dëshironi të qëndroni zgjuar deri në 2 vetëm për të postuar në Pinterest? Ju mund të keni qasje në statistikat tuaja specifike duke shkuar në analytics.pinterest.com. Klikoni në ‘’Audience’’ dhe pastaj ‘’Demographics. Mos harroni të verifikoni faqen tuaj duke futur një kod për të pasur qasje në analitika.

Google Plus

Dukshëm, njerëzit e Google Plus kanë dëshirë të kontrollojnë këtë platformë sapo të zgjohen në mëngjes, sepse koha më e mirë për të publikuar në këtë platformë është në 9 të mëngjesit,  veçanërisht të Mërkurën. Koha më e keqe janë mëngjeset e hershme dhe mbrëmjet.

PËr të gjetur kohën më të mirë për angazhim, provoni Steady Demand. Mjeti është shumë i mirë, ju madje mund të fitoni njohuri për performancën e konkurrentëve tuaj.

Instagram

Këtu, të gjithë studiuesit pajtohen se kohërat më të mira për të postuar janë gjatë ditëve të punës, por dallojnë në ditën më të mirë. Ata gjithashtu pajtohen se mëngjeset e hershme dhe koha pas orëve të punës janë më të mirat. Është në rregull të postoni gjatë tërë ditës, por kujdes nga qetësia rreth orës 3 pasdite.

Nëse keni një llogari biznesi në Instagram, hyni në ‘’Analytics’’ dhe lehtë kuptoni ditët dhe kohërat më të mira për të postuar për audiencën tuaj. Mirëpo, nëse nuk keni llogari biznesi, provoni disa mjete falas, si SimplyMeasured dhe Union Metrics, të cilat janë më të mirat.

Nëse audienca juaj është e shpërndarë në zona të ndryshme kohore, mos hezitoni të ripostoni përmbajtjet tuaja më të mira me raste. Gjasat janë të larta se jo të gjithë e kanë parë atë herën e parë, kështu që rregulloni në bazë të kësaj.

Është mirë të keni njohuri rreth statistikave dhe metrikave të përgjithshme. Mirëpo, ju keni shumë mjete përmes të cilave mund t’i dini gjërat specifike të cilat funksionojnë për biznesin tuaj. Mos u mbështetni në kërkime të palës së tretë, dini përparësitë dhe mangësitë e strategjisë tuaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme