KOK-u ndan bursa olimpike për xhudisten Laura Fazliun e karateistin Elhami Shabanin

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 13:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratat për bursa olimpike për “Tokio 2020” me xhudisten Laura Fazliu dhe karateistin Elhami Shabani, raporton Ekonomia Online.

Presidenti i Komitetit Opimpik të Kosovës, Besim Hasani  u shpreh se këto bursa janë simbolike por që prej tani këta sportist do të trajtohen si bursist Olimpik dhe mbështetja shtetërore ndaj tyre nuk do të mungoj.

“Kontrata këto që janë simbolike por statusi i tyre sportistëve ngrihet në nivel shumë më të lartë, sepse këta tash e tutja trajtohen si bursistë Olimpik dhe përkujdesi i shtetit, respektivisht i Lëvizjes Olimpike në raport me këta sportistë është në nivel shumë më të lartë, prandaj unë dua që t’i dëshiroj vërtetë punë të suksesshme gjatë kësaj periudhe kohore”.

“Ka mbet edhe një vit deri në përfundim të fazës kualikuese për normë Olimpike dhe pritshmëritë tona janë që ju të bëheni me normë Olimpike”, tha Hasani.

Ndërsa nënshkruesja e kontratës për bursë olimpike, Laura Fazliu falenderoi KOK-un për mbështetjen dhe tha se do të punoj shymë të arrijë normën olimpike.

“Unë do të vazhdoj të punoj shumë për të arritur normën Olimpike dhe shpresoj që do të arrijë qëllimin”, deklaroi Fazliu.

Kurse karateisti, Elhami Shabani tha se me këtë mbështetje nga Komiteti Olimpik do të mundohen të arrinë qëllimin që kanë si sportist për arritjen e normës olimpike.

“Kjo është një mbështetje e madhe për ne që të vazhdojmë të stërvitemi edhe më shumë për me arrit qëllimin që të gjithë e kemi qëllimin, Olimpiadën. Më merr mendja që me punën që jemi duke e bërë e kemi mundësinë e artë dhe kemi me dhënë maksimumin që të mos e lëshojmë këtë mundësi”, deklaroi Shabani.

Të ngjashme