KOK-u nënshkruan kontratat me 44 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2024”

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar sot kontratat me 44 bursistë të rinj “Shpresa Olimpike 2024”, të cilët do të mbështeten nga KOK-ut me paga mujore në vlerë 150 euro.

Në emër të KOK-ut, nënshkroi presidenti Ismet Krasniqi, ndërsa nga pala tjetër, sportisti dhe federata.

Sportistët iu takojnë moshës deri në 21 vjet, ndërsa vijnë nga 20 sporte të ndryshme olimpike.

Bursistët nënshkruan kontratat edhe me sponsorin tonë të artë, BKT Kosova, duke u bërë klientë të tyre.

Presidenti Krasniqi ka deklaruar se nga viti në vit KOK po e rrit mbështetjen për sportistët, duke quar këtë numër nga 35 sa ishte vitin e kaluar në 44 këtë vit.

Në total, numri i bursistëve të KOK, përfshirë 22 bursistët olimpikë për Lojërat Olimpike Paris 2024, pesë për Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026, si dhe trajnerët, është 76.

Lista e bursistëve 👉 https://t.ly/RJGux

Të ngjashme