Kokaj tregon si e shkolloi nxënësin serb i cili më pas u bë gjeneral lufte dhe kreu krime në Gjakovë

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 19:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Jahja Kokaj, ka folur për ekzistencën e racizmit në Kosovë.

Ai ka thënë se qyteti i Gjakovës njihet për trajtim të barabartë të qytetarëve andaj shtoi se ishte i befasuar me rastin e fundit që ka ndodhur në këtë vend.

Kokaj po ashtu tregoi një rast kur kishte pasur një nxënës serb në klasë të cilin e kishte trajtuar më vecantë, por që për fat të keq ai u rritë dhe u bë gjeneral që kreu krime të mëdha në qytetin e Gjakovës.

“Po unë së pari isha pajtuar me mendimin e zotëri Kinolli që është problem shumë i dhimbshëm. Ngjarje të tilla janë brengosëse. Duhet të bëjmë një diferencim që ka karakter institucional apo individual apo incidental. Si deputet dhe pjesë e qeverisë së VV-së është në programin tonë se barazia është shumë e saktësuar. Në aspektin institucional kjo çështje është shumë stabile. Për vendin nga ku vie, në Gjakovë, jemi njerëz shumë të mëdhenj për pranimin e njerëzve që janë ndryshe”, tha ai në T7.

Kokaj tregoi edhe se si i shkroi letër serbit dhe e pyeti direkt pse i kreu ato krime makabër në Gjakovë.

“Nuk e kam informatën për këtë situatë dhe jam i brengosur. Insistoj që në mënyrë urgjente të identifikohet dhe të merren masat adekuate. Përndryshe Gjakova ka zemër të madhe. Më kujtohet se minoriteti serb ka pasur trajtim shumë të mirë nga ne. Një ish-gjeneral ka bërë krime të mëdha atje. Një gjeneral i famshëm ka qenë djalë i urtë i butë dhe ashtu vinte prej fshatit dhe në mënyrë të vecante e afrojë afër stufës me ato opinga që të nxehej. Ishte i shkëlqyeshëm e talent. Kur dëgjova se kishte bërë këto krime i shkruva. Neroni është i urrejtur pikërisht që e ka sulmuar mësuesin mbi të gjitha. Jo vetëm për shkatërrimin e bibliotekës së Aleksandrisë. Gjatë kohës së UÇK-së, fatkeqësisht nuk u takuam sepse po të takoheshim cfarë tretmani kam pasur ndaj jush. Dua të them se Gjakova është e madhe. E mori mesazhin dhe ka kërkuar pastaj të jemi në debat televiziv. Kam pranuar sepse i kam shpjeguar në gjuhën serbo-kroate. E kisha për zemër. Kjo është Gjakova. Cfarë të bënë familja Zeka apo Nushi që i gozhduat nëpër dru të telit apo Shefqet Pruthin që e dogjët për së gjalli. Për të gjitha këto veprime e pyeta në mënyrë direkte. Por nuk pati përgjigje. Por dua të them se ka një qytetari të vecante në Gjakovë. Ka trajtim të barabartë për të gjithë. Udhëhiqet nga një parti opozitare por familjen e kryetarit e njoh por qëndrimi i tij institucional është shumë korrekt. Këto gjëra duhet të eliminohen dhe të ecim përpara”, përfundoi Kokaj.

Të ngjashme