Kolaj lufton për titull të Evropës

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Boksieri shqiptar Orial Kolaj do të luftojë për titull të Evropës (EBU) në peshën gjysmë të rëndë kundër gjermanit Dominic Boesel.

Përballja mes dy boksierëve do të zhvillohet në prill në Gjermani, ka njoftuar EBU të hënën.

Kolaj 35-vjeçar që është nga Lezha dhe jeton në Itali, në ringun profesionist ka 19 fitore (12 KO) dhe pesë humbje.

Ai së fundi ka fituar titullin e Bashkimit Evropian.

Gjermani 29-vjeçar Bosel në boks profesionist ka 28 fitore (10 KO) dhe një humbje. Ai është pronar i titullit të Evropës (EBU) në peshën gjysmë të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme