Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është takuar me përfaqësues të bartësve privat të Arsimit të Lartë, raporton Ekonomia Online.
Lulzim Tafa, përfaqësues i Kolegjit “AAB”, tha se periudha e pandemisë ka qenë më e vështira për ta.
Ai ka thënë se tani janë në procesin e ri të akreditimit i cili do të jetë online, mirëpo sipas tij, ky proces do të jetë selektiv.
“Ju kemi nënshtruar disa herë procesit të akreditimit, dhe në të gjitha këto procese edhe ne i kemi kaluar me shumë vështirësi. Kjo periudhë e pandemisë ka qenë periudha më e vështirë”.
“Tani jemi në një proces të ri të akreditimit dhe për herë të par është sfidues edhe për ne sepse është akreditim online. Ky do të jetë një proces i vonuar dhe do të jetës selektiv”.
Enkelejda Shatri, përfaqësuese e Akademisë “Evolucion”, ka kritikuar Qeverinë e kaluar e cila i ka dërguar institucionet private nga paketa e ndihmës.
Shatri ka kërkuar që të bëhet një kuotë që edhe studentët e institucioneve private të kenë qasje në konvikt.
“Qeveria e kaluar i ka larguar shkollat private nga paketa e ndihmës. Ne jemi institucion që ofrojmë shkollimin vetëm të artit dhe duke marr parasysh që jemi shkollë specifike dhe numri i studentëve është i vogël”.
“Qeveria e kaluar supozonte që ne kemi kontrata që i nënshkruajmë me studentët dhe ata i paguajnë me fillim, por ajo nuk është e vërtet dhe ne kemi ngecje nga pagesat e studentëve, atëherë Qeveria të marr vendim që t’i ndihmojnë studentët meqenëse neve na kanë larguar nga paketa”.
“Studentët tanë nuk kanë qasje të jenë edhe ata në konvikt dhe a ka mundësi që të bëhet një kuotë në konvikt për studentët e institucioneve private”.
Visar Jasiqi, përfaqësues i AUK-ut, ka thënë që gjatë procesit të akreditimit kanë hasur në vështirësi në implementimin e disa programeve.
“Me rastin e pandemisë ne filluam trajnimin e profesorëve që të fillojnë trajnimin online dhe në një far forme nuk kemi pasur ndalesë për me implementim programin por është dashtë të ridizajnohen ato lëndë që kanë pasur provime”.
“E kuptojmë që është agjenci e re e akreditimit dhe ne kemi hasur shume në vështirësi për me i implimentuar disa nga programet tona”.
Teuta Haxhiaj nga AAK tha se përfaqësuesit e institucioneve private nuk duhet të ankohen pse janë larguar nga pakoja sepse ata nuk janë të barabarta me institucionet publike sepse studentët paguajnë në privat, raporton EO.
Sipas Haxhiut disa nga studentët e kolegjeve private po kanë probleme me diploma.