Kolegji Heimerer shënon Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 17:15 | Nga

Në praninë e shumë profesionistëve shëndetësorë dhe përfaqësuesve nga institucione vendore, me një debat me temën “Infermieria zëri që udhëheq – të drejtat e profesionistit shëndetësor, sfidat e avancimit në sistemin shëndetësor dhe në shoqëri”, nga Kolegji Heimerer u shënuar Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.

Pjesëmarrës në debat ishin institucionet relevante; Ministria e Shëndetësisë, Oda e Infermierëve, , OJQ-të, Komuna e Prishtinës, kryeinfermierë të tri niveleve shëndetësore publike dhe private në Kosovë si dhe mysafir dhe partnerë nga Gjermania.

Nën moderimin Prorektorit për Hulumtime dhe Cilësi në Kolegjin Heimerer, PhD.Fitim Uka, u bë edhe hapja e debatit, i cili theksoi se festa për Infermierët duhet të zgjasë me tepër sesa një ditë, sepse Infermierët janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve, andaj sot më shumë se çdo kush tjetër infermierët kanë arsye për të festuar.

Petrit Beqiri, drejtor ekzekutiv i Kolegjit Heimerer falënderoi të gjithë për prezencën, duke ju uruar të gjithëve Ditën e Infermierisë. Njëherësh, me theks të veçantë i falënderoi gratë, “sepse gratë janë ato që e karakterizojnë këtë profesion dhe i kanë dhënë shpirt këtij profesioni”.

“Dhe janë ato të cilat e kanë ngritur në nivel shkencor Infermierinë dhe e kanë zhvilluar atë në këtë pikë ku gjendet ky profesion tani”, tha ai.

Naime Brajshori, zv.drejtoreshë e Kolegjit për përfundimin e doktoratës në Infermieri, qënjëherëshështë edhe infermierja e parë në Evropën Juglindore me këtë gradë Akademike. Tutje, Beqiri theksoi se ajo çka e bënëhyjnore profesionin e Infermierit është roli i tyre i madh nëshëndetin e qytetarëve.

Përmes këtij dokumenti të ICN të cilin e ka përkthyer Kolegji Heimerer, tregon se si shoqëria të jetë më e mirë, që profesioni i infermierit të ketë meritën dhe vendin e merituar, të ketë pozitën që i takon në familjen e madhe të profesionistëve.

Po ashtu, ky dokument tregon se mundësitë e ndikimit të infermierit në shoqëri janë në aspektin shkencor, akademikdhe atëprofesional. Njëherësh, z.Beqiri ndihet krenarë me iniciativat të cilat i marrin studentët e Kolegjit Heimerer, të cilat i kthejnë në ide dhe hulumtime shkencore, ku secila prej tyre ndikon në përmirësimin e shëndetit të pacientit.

Ai po ashtu theksoi se 23 000 infermierë janë në Kosovë, të cilët ofrojnë shërbimin e tyre në shëndetësi kanëpotencial dhe mundësi që të ndikojnë ne politikën aktual për tëvendosur tema në agjendën politike dhe të bëjnë ndryshime.

Themelimi i Odës së Infermierëve është mjeti më i mirë i adresimit dhe organizimit të kërkesave dhe vendosjes së prioriteteve të shoqërisë dhe përmes punës së përbashkët mund të bëjmë ndryshime dhe të lëmë gjurmë.

Drejtori i Departamentit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia, lavdëroi Infermierët për punën e tyre dhe theksoi se Infermierët janë ato që e bëjnë menaxhimin e institucioneve dhe janë kontakti i parë dhe reflektimi i institucionit tek pacienti. Vitia i inkurajon infermierët që të jenë pjesë e politikbërjes, dhe në këtë formë të shtyjnë profesionin e tyre përpara.

Sylejman Rexhepi, Dekan i Infermierisë dhe Mamisë në Universitetin e Prishtinës, e përgëzoi Kolegjin Heimerer për aktivitetin e Ditës sëInfermierisë dhe është i befasuar me kushtet dhe mundësitë që i ofron kolegji për studentët.

Ai theksoi se është për t’u vlerësuar se tani po ofrohet edukimi dhe diplomimi i Infermierëve në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme