Kolegji “Universi” ofron kontrolle shëndetësore falas, me qëllim vetëdijesimi

Prishtinë | 16 Sht 2016 | 14:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolegji “Universi” ka vazhduar me organizimin e aktiviteteve në Bardhosh të Prishtinës, me ç’rast qytetarët e interesuar kanë pasur mundësi që të masin pa pagesë tensionin e gjakut e kontrolle të tjera shëndetësore.

Behrije Halilaj-Vishi ka treguar se ky aktivitet kishte nisur në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë dhe do të vazhdojë edhe gjatë tetorit në qytete e vendbanime të tjera të Kosovës.

“Qëllimi është vetëdijesimi i qytetarëve për kujdesin më shumë ndaj shëndetit të tyre si dhe ndaj ushqimit, aktivitetit fizik etj., në mënyrë që ata të kenë një jetë të shëndetshme për veten e tyre”, tha Halilaj-Vishi, për Ekonomia Online.

Këtij aktiviteti të Kolegjit Universi i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve kosovarë, të cilët kanë pasur mundësi që falas të masin tensionin e gjakut, pulsin, peshën, gjatësinë, si dhe do të kalkulojnë Indeksin e Masës Trupore (BMI) etj.

Kolegji “Universi” ka si pjesë të studimeve dhe Programin Bachelor për Infermieri.

Universi universi 2 universi 1 infermier universi (2) infermier universi (1) 

Të ngjashme