Po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit. Krejt kjo po ndodh pas mbylljes së magjistrales që u bë shkaku i punimeve në një urë. Qytetarët po e përdorin rrugën alternative nëpër fshatin Paldenicë e cila po u shkakton vonesa. Shkaku i punimeve në urën e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh […]
Kolona të gjata në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit

Po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.
Krejt kjo po ndodh pas mbylljes së magjistrales që u bë shkaku i punimeve në një urë.
Qytetarët po e përdorin rrugën alternative nëpër fshatin Paldenicë e cila po u shkakton vonesa.
Shkaku i punimeve në urën e autostradës “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë në këtë rrugë që nga 15 shkurti deri më 22 të këtij muaji do të ketë mbyllje të pjesërishme nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.











