Kolonel Muharrem Rrahmani perfundoi shërbimin në FSK

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 13:26 | Nga

Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale(BMO) të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel Muharrem Rrahmani u pensionua sot, duke përfunduar kështu karrieren ushtarake dhe shërbimin shumëvjeçar në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai u përcoll sot me nderime nga kolegët e tij pas një shërbimi të gjatë dhe të përkushtuar.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, në ceremonin e oragnizuar nga FSK-ja me rastin e përfundimit të sherbimit të kolonel Rrahmanit, në emër të Ministrisë dhe në shenjë falenderimi i ndau Mirënjohje me motivacion për shërbim të suksesshëm, kontribut të palodhshëm dhe angazhim maksimal gjatë kohës së shërbimit në FSK si dhe gjatë kohës sa ishte në detyrën e Komandantit  të Brigadës për Mbështetje Operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më tej, ministri Demolli në emër të Ministrisë për FSK i uroi kolonel Rrahmanit pensionimin duke i dëshiruar shëndet të mirë, me çrast Ministri u shpreh se: ,,Ministria për FSK dhe FSK-ja janë mirënjohëse për punën e palodhshme si dhe kontributin që kolonel Muharrem Rrahmani ka dhënë në të gjitha detyrat gjatë shërbimit në FSK, e gjithsesi edhe për kontributin e dhënë për çlirmin e vendit tonë’’.

Gjithashtu, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të FSK-së i ndau Medale për shërbim të suksesshëm duke u shprehur mirënjohës për kontributin e frytshëm që kolonel Muharrem Rrahmani ka dhënë që nga periudha me e vështirë e Kosovës, pastaj për shërbimin në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës(TMK) si dhe në Forcën e Sigurisë, në detyra të ndryshme, pra siç tha gjeneral Rama, kolonel Rrahmani një jetë të tërë ia kushtoi shërbimit në uniformë.

Zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli në emër të KFT-së e falenderoj kolonel Rrahmanin për shërbimin dhe me këtë rast i dëshiroi shëndet të plotë në të ardhmen.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe shefi i Ekipit ndërlidhës Këshillues të NATO-s për FSK-në(NLAT), gjeneral brigade Ernest Horn i cili në emër të NLAT e falenderoj kolonel Rrahmanin për shërbimin duke i dorëzuar edhe një dhuratë modeste.

Gjitashtu, falenderim për shërbimin dhe shëndet metutje i dëshiruan edhe Atasheu ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kolonel Chud Buts, pastaj  këshilltari për logjistikë nga NLAT, nënkolonel Vasileios Chatzivantsidis.

Gjithashtu, në emër të BMO-së dhuratë i dorëzoi kolonel Muharrem Rrahmanit edhe shefja e financave në BMO, major Hava Latifi,  shefi i Batalionit të Logjistikës, major Zenel Zeka, si dhe flamurin e BMO-së si kujtim nga njësia që ka udhëhqur në fund të karrierës ushtarake ia dorëzoi rreshter major Besim Berisha.

Kolonel Muharrem Rrahmani,  u lind me 20 korrik 1961 në Gadime të Lipjanit. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake Tokësore në ish- Armatën Popullore të Jugosllavisë(APJ) si dhe  Komandant Togu, Kompanie, si dhe Zëvendës komandant Bataljoni ish-APJ.

Gjithashtu, ka një pervojë të gjatë ushtarake, në institucione dhe detyra të ndryshme në Kosovë, si: Në Ushtrin Çlirimtare të Kosovës, Zavendës Komandant në Brigadën Mbështetëse Operacionale, shef  i Shtabit në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Komandant i Qendrës Kolektive të Trajnimeve në TMK, Oficer për Planifikim të Trajnimit SHP.TMK.

Kolonel Muharrem Rrahmani u pensionua sipas ligjit pë pensionim të pjesëtarëve të FSK derisa ishte duke ushtruar detyrën e  Komandantit të Brigadaës  Mbështetëse  Operacionale të FSK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme