Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario.
Gjeneral Rama së pari i uroi detyrën e re komandantit të KFOR-it, gjeneralit Lorenzo D’Addario dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e fundit rreth miratimit të ligjeve për misionin të ri të FSK-së. Ai poashtu e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet NATO/KFOR-it dhe FSK-së, që është realizuar në fusha të ndryshme.
Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në ardhmen, njofton Ministria e Forcës së Sigurisë