Komandanti i KFOR-it mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në një takim ambasadorët, krerët e misioneve dhe Përfaqësuesit e Lartë Kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa në misionin e NATO-s në Kosovë.

Në një njoftim bëhet e ditur se takimi u zhvillua në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

“Gjatë takimit, Gjeneral Major Ulutash përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për periudhën në vijim”. 

Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme”, theksohet më tutje në njoftim,

Të ngjashme