Edhe komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij.
“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili është ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Sadik!
Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.