Ka filluar protesta e serbëve në veri të Mitrovicës, në të cilën po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve serbë.
Në disa pamje, shihet se komandanti i Policisë së Kosovës në veri që u suspendua para disa ditësh, Nenad Gjuriq është duke mbajtur një fjalim para protestuesve.
Po ashtu, duke mbajtur fjalim është parë edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Milan Radojeviq.