Komandanti suprem i forcave aleate për Evropë viziton Kosovën

Prishtinë | 21 Shk 2017 | 08:57 | Nga

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Curtis M. Scaparrotti do të qëndrojë sot në një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Gjeneral Scaparrotti do të takohet në shtabin qendror të KFOR-it me komandantin e Forcës së Kosovës (COMKFOR) Gjeneral Major Giovanni Fungo me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme