KOMF-i kërkon përgjegjësi nga institucionet për vdekjen e 11 vjeçarit

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 10:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pak ditë më parë një 11 vjeçar është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë.

Sipas raportimeve dhe deklarimeve të prokurorisë, në trupin e të miturit pati shenja dhune.

Për këtë rast ka reaguar edhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë.

KOMF ka kërkuar nga prokuroria që ta zbardhin rastin sa më shpejt – ndërsa e kanë kërkuar edhe raportin e autopsisë nga

Instituti i Mjekësisë Ligjore, por i njëjti akoma nuk është gati.

Koalicioni ka shprehur shqetësimin edhe për atë se si nëna e kishte ditur për dhunimin që i bëhej djalit të saj.

“Institucionet nuk e mbrojtën viktimën edhe pas kallëzimit penal”, thuhet në reagim.

“153 fëmijë në situatë rruge gjenden rrugëve të Prishtinës të cilët janë vëzhguar brenda katër ditëve. 6.8 përqind e fëmijëve punojnë punë të rrezikshme”.

Të ngjashme