KOMF reagon pas tragjedisë në Prishtinë: Kërkohet hetim i plotë dhe masa urgjente për mbrojtjen e fëmijëve

Prishtinë | 19 Maj 2025 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka reaguar me shqetësim të thellë pas lajmit tronditës për gjetjen e një foshnje të porsalindur të pajetë pranë një deponie në Prishtinë. Kjo ngjarje tragjike është një alarm i rëndë për të gjitha institucionet dhe shoqërinë në tërësi.

KOMF kërkon hetim të shpejtë, të plotë dhe transparent nga organet kompetente për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të sjellë përgjegjësit para drejtësisë. Po ashtu, bën thirrje për forcimin e mekanizmave parandalues dhe mbështetje për nënat në nevojë, përmes shërbimeve psiko-sociale dhe fushatave të ndërgjegjësimit.

“Fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të sigurt, me dinjitet dhe mbështetje. Asnjë foshnje nuk duhet të përfundojë në mënyrë kaq tragjike”, theksohet në reagimin e KOMF.

Të ngjashme