Komisioni Evropian do të trefishojë fondet humanitare për Gazën

Prishtinë | 15 Tet 2023 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian do të trefishojë “menjëherë” fondet e ndihmës humanitare për Gazën me 50 milionë euro, tha në një deklaratë të shtunën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Kjo do ta sjellë totalin në mbi 75 milionë euro”, tha ajo pas një telefonate me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ajo shtoi se megjithëse “Komisioni mbështet të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terroristëve të Hamasit”, organi po “punonte shumë” për të mbështetur “civilët e pafajshëm” në Rripin e Gazës, raporton NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Javën e kaluar, Komisioni Evropian u kundërshtua me organet ndërkombëtare qeverisëse si OKB-ja, pasi komisioneri, Olivér Várhelyi njoftoi në mënyrë të njëanshme se institucioni po shkurtonte të gjithë ndihmat humanitare për Rripin e Gazës, duke detyruar një deklaratë nga sindikata se ndihmat nuk po ndërpriteshin, por që fondet e dërguara Autoritetit Palestinez po viheshin në shqyrtim.

Të ngjashme