Komisioni Evropian nis hetimet ndaj ‘X-it’, pas mundësisë së shkeljes së rregullave të BE-së

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian ka hapur një çështje ligjore ndaj platformës së mediave sociale “X”. Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian bër të ditur të hënën se do të hetojë nëse “X” mund të ketë shkelur rregullat e BE-së në fusha të lidhura me menaxhimin e rrezikut, moderimin e përmbajtjes, modelet e errëta, transparencën e reklamave dhe aksesin në të dhëna për studiuesit.

Ky rast përbën procedimin e parë që është bërë ndonjëherë nën DSA, e cila u krijua për të krijuar një hapësirë ​​më të sigurt në internet dhe trazon më tej situatën në kompaninë që nuk po gjen qetësi që prej se u ble për 44 miliardë dollarë nga Elon Musk.

Lëvzja vjen pas një kërkese për informacion dërguar nga Komisioni te X në tetor pasi mori indikacione se platforma po përhapte përmbajtje dhe dezinformata të paligjshme, veçanërisht përmbajtje terroriste dhe të dhunshme në kontekstin e luftës Izrael-Hamas.

Që nga gushti 2023, “X” është një nga 17 platformat e përcaktuara sipas DSA si “platformë shumë e madhe në internet”.

Të ngjashme