Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës ka diskutuar Planin e Veprimit, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e komisionit, Eliza Hoxha, se komisioni do të punojë më të gjithë persona që mund të kenë informacion për këtë proces, duke shtuar se lista e dëshmitarëve do të jetë e gjatë.
Ajo më pas ka paraqitur fushëveprimin e punës së komisionit si dhe ka propozuar ata që do të intervistohen si pjesë e hetimit.
“…puna hetimore do të fokusohet në disa çështje që lidhen me këtë proces, ana ligjore, roli, përgjegjësia, shkeljet, licencimi nga ZRrE, lejet e ndërtimit, kushtet e operimit, pronësia dhe transparenca e kapitalit të ndërtimit, dëmet në burimet mjedisore dhe ujore”.
“Kemi tre muaj kohë, do të na mbeten dy muaj e pak, kohë për hetim e hulumtim”.
“Në buxhet janë parashikuar tre ekspertë, unë them që të jenë bile pesë persona, tre të jenë të fushës, një ekonomist dhe një jurist”.
“Të partë në intervstim ZRrE, ish drejtori dhe drejtori aktual, të gjithë ish ministrat e Mjedisit, Dardan Gashi, Ferid Agani, Albena Reshitja dhe ministrin aktual Blerim Kuçi, Ilir Morina, agjencia e Mjedisit. Nga MZhE ish-ministrat Valdrin Lluka, Berand Stavileci”.
“Nga komunat ish-kryetarët dhe kryetarët aktual: Deçani, Peja, Shtërpca, Dragashi, Mitrovica”.
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi pati një kërkesë për kryetaren e komisionit.
“Të pezullohet dhënia e lejeve dhe licencave nga komunat në mënyrë që na ta kryejmë punën tonë”.
Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli tha se për ndërprejen e punës së operatrëve atyr që janë në rregull me ligjin do tu shkaktohen humbje të mëdha, raporton EO.
“Komuna e Ferizaj nuk ka asnjë hidrocentarl, prandaj edhe nuk duhet të përfshihet. Për me ndërpre punën mund të iu shkaktojmë bizneseve që janë në rregull. Nuk janë pak tre muaj që me u ndal puna”.
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi ka propozuar që të ftohet për intervistim edhe zyrtarë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe disa institucione të tjera.
Sipas tij, të gjitha kompanitë që janë në proces të marrjes së leje të mos u jepet ajo, e jo tu ndërpritet puna atyre që janë në proces.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, tha se duhet të përfshihen edhe përfaqësuesit e qytetarëve të komunave ku janë ndërtuar hidrocentrale.
Sa i përket mandatit ai ka thënë se për tre muaj nuk do të mund të mbërrijë që të hetojnë gjithë materialin dhe të intervistohen të gjithë personat përgjegjës.
Kurse deputeti Bulliqi ka thënë se mirë do të ishte që procesi të mos zgjatet në gjashtë muaj.
Kryetarja Hoxha tha se drafiti do të plotësohet me emrat e dëshmitarëve dhe institucionet deri të premten, kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës.