Komisioni kundër transferimit të dy inspektorëve në arsim, i konsiderojnë jokompetentë

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 14:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka dhënë përkrahjen e tij për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Kinematografinë, Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta si dhe Ligjit për Bibliotekat, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i komisionit, Sami Kurteshi, ka thënë se të gjitha komisionet i kanë shqyrtuar dhe kaluar këto ligje.

Deputetja e AAK-së,Teuta Haxhiu, ka shpjeguar se komisionet e përhershme në të cilat kanë shkuar raportet janë kthyer sepse sipas tyre raportet kanë qenë në rregull.

“Jemi duke folur për procedura që gjitha këto ligje që kanë qenë, koha kur ne si komision funksional i kemi dergu nëpër komisionet tjera ato i kanë kthy vetëm me na tregu që s’kemi vërejtje”,tha ajo.

Ndër të tjera ajo tha se ka ngritur shqetësimin për Ligjin për Sponzorizim.

“Moszbatimi i tij ka qenë problemi me ATK-në. Unë kërkoj nga komisioni një sqarim”, tha ajo.

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka folur lidhur me caktimin e dy inspektorëve.

“Prej letrës që kemi parë, dy inspektor janë caktuar në detyrë me anë të transferit. Duke marr parasysh rolin dhe kontributin e inspektoreve të arsimit, unë mendoj që është e pakuptimtë që të bëhen transfere te inspektorëve, nuk është mirë punësimi i personelit jo kompetent si zyrtari i teknologjisë informative si inspektor”, tha ajo, raporton EO.

E, kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi, ka përkrahur mendimin e deputetes Nagavci duke thënë se nuk mund të futën në arsim njerëzit që nuk janë kompetent.

“Po më duket e pakuptimtë caktimi i njerëzve jokompetent me i dërgu në arsim. Po më duket gjithashtu pakuptim mundi jonë për 6 muaj që kemi bë në Ligjin e Inspektoratit. Unë kam me qenë këmbëngulës që mos të shfrytëzohen vrimat për me kalu njerëz jo kompetent në fushat e arsimit”, tha Kurteshi.

Të ngjashme