Komisioni për Arsim i drejtohet Qeverisë, të shqetësuar se mund të pengohet mbajtja e testit PISA

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 11:12 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka shqyrtuar Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit.

Anëtarët e komisionit janë ndarë në dy grupe punuese të cilët do të punojnë në shqyrtimin dhe amendamentin  e Projektligjit për inspektoratin e Arsimit, raporton Ekonomia Online.

“Po i bëjmë grupe punuese, për inspektoratin dhe për inovacion”, ka thënë Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi.

Në këtë mbledhje anëtarët u morën vesh që t’i dërgojnë një shkresë Qeverisë lidhur me mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Gjithashtu komisioni vendosi që t’i thërras në mbledhje ministrin e Arsimit Shyqyri Bytyqi dhe atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, lidhur me mësimdhënësit më probleme shëndetësore.

Teuta Haxhiu nga AAK ka thënë se duhet që komisioni t’i dërgojë Qeverisë një shkresë lidhur me punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.

Sipas saj, kjo duhet të bëhet menjëherë duke marrë parasysh paralajmërimet për grevë e cila do të mund pengonte mbajtjen e testit PISA.

“Është mirë me bo një shkresë, rekomandim drejtuar qeverisë për punëtorët e viteve të 90-ta, në kohën kur kanë paralajmëruar grevë, sidomos kur tani është edhe testi PISA. Si komision duhet me iniciuar një ligj për punëtorët e arsimit të kanë probleme shëndetësore. Është mirë me iniciuar një ligj, sepse ecim më shpejte ne sesa MAShT. Nëse nuk i ndihmojmë ne ose Qeveria, atëherë të dalin në pension”.

Edhe kryetari i komisionit Ismajl Kurteshi tha se Ligji për kategori të hartohet këtë vit.

“Është mirë me dërguar një shkresë, që në pjesën e dytë të vitit me i fut në ligj. Ky ligj të hartohet këtë vit, ligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta. Edhe iniciativa për mësimdhënësit e sëmurë është e arsyeshme”.

Nezir Cocaj nga PDK, tha se në Qeveri ka mbetur vetëm gjetja e mjeteve financiare.

“Nuk mendoj se mund të krahasohet dikush me sektorin e arsimit. Çështja në qeveri është gjetja e mjeteve financiare. Nëse bëhet presion edhe prej sindikatave të tjera do të kemi problem”.

Të ngjashme