Komisioni për Arsim mbështet marrëveshjen për Parkun inovativ në Prizren

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 13:32 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka miratuar marrëveshjen e Ministrisë së Inovacionit me GIZ-in për mbështetje në fushën e inovacionit.

Anëtarët e komisionit thanë se kjo marrëveshje do të paraqitet nesër në seancën e kuvendit.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka prezantuar marrëveshjen në fjalë.

“Marrëveshja është për bashkëfinancim të projektit në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë. Ka për synim ta përkrahë sektorin privat. Buxhetin ne e kemi të planifikuar për këtë projekt, 2.4 milionë është buxheti, 1.2 milion i ndajmë ne, 1.2 milion GIZ-i”.

Ky projekt është trevjeçar dhe mbulon katër fusha, raporton Ekonomia Online.

“Për promovim të sektorëve që kanë potencial për eksport parashihen 600 mijë. Hapësira është 39 hektarë, të gjitha pajisjet dhe objekti i transferohen qeverisë. Për 5 vitet e ardhshme parku udhëhiqet nga Qeveria gjermane”.

“Ky projekt lidhet me parkun inovativ në Prizren. Ligji në fjalë parasheh veprime konkrete në katër fusha për përkrahjen e rinisë. Ju kisha lutë që nesër të na përkrahni ta paraqesim në seancë”.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka ofruar mbështetjen e saj që kjo të përcillet si marrëveshje ndërkombëtare në seancën e nesërme të Kuvendit, raporton EO.

“Interesi ynë është që të përfitojnë të rinjtë dhe gratë. Ne do t’i japim përkrahje edhe sot në komision, por edhe nesër si marrëveshje ndërkombëtare”.

Të ngjashme