Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka votuar listën e kandidatëve për Anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisionit Ardian Gola tha se pavarësisht që për nga koha procesi ka qenë i gjatë mirëpo ai thotë se për nga cilësi po del të jetë i suksesshëm.
“Ka qenë një proces gjatë për nga koha, por kogja mirë për nga cilësia. 50% e kandidatëve iu është dedikuar intervistimit ndërsa 30 pikë janë verifikuar përvojës dhe 20 pikë kualifikimit”.
Ndërsa deputetja nga LDK-ja Vlora Dumoshi ka pasur disa kritikat lidhur me listën e kandidatëve, pasi që disa prej tyre kanë dhe angazhime të tjera profesionale.
“E rëndësishme është që të pranohen njerëz profesional, ne kemi diskutuar dhe një herë emrat dhe ky komentim është gjithçka në rregull mirëpo janë disa persona që kanë edhe angazhime të tjera profesionale dhe a keni arrit me diskutuar me ta se cila do të jetë puna e tyre e parë”.
Edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha kërkoi që këshilli mos të mbetet dytësor nga kandidatët, raporton EO.
“Këtë herë do të duhet të përmbyllet procesi me sukses, mos të mbetet këshilli si diçka dytësore”.