Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë ka shqyrtuar planin e punës së Komisionit për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.
Komisioni me shumicë të votash ka votuar planin e punës në parim, derisa kryetarja e Komisionit Fitore Pacolli tha se mund të përditësohet plani duke parë se si do të rrjedhë edhe agjenda.
Pacolli sqaroi se në fillim të çdo muaji do të planifikohen aktivitetet e Komisionit.
“Për aktivitet të daokrdohemi që projektligjet t’i shqyrtojmë secilin muaj, dhe në fillim të çdo muaji të planifikojmë aktivitetet tona”.
Deputeti nga LDK-ja Besian Mustafa tha se pajtohet që në fillim të trajtohet çështja për vajin e palmës.
“Jam në rregull me planin e punës dhe pajtohem me juve që në parim duhet të trajtuar edhe çështjen për vajin e palmës”.
Deputeti i PDK-së Fadil Nura tha se pajtohet që plani i punës të votohet në parim, por që ka pasur disa vërejtje, raporton EO.
“Nuk precizohen kur janë mbledhjet e rregullta, seanca dëgjimore, dëgjimet publike”.